Njoftoi pensionimin, Barcelona vendos për shkëputje të kontratës së Pique

Futboll

Njoftoi pensionimin, Barcelona vendos për shkëputje të kontratës së Pique

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 20:38
Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique

Mbrojtësi spanjoll, Gerard Pique njoftoi sot për largimin e tij nga Barcelona para fillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, si dhe pensionimin e tij nga futbolli.

Si pasojë e këtij vendimi, kontrata e tij me Barcelonën do të shkëputet menjëherë në javën e ardhshme.

Po ashtu, Pique ka vendosur që mos të merr dëmshpërblim nga Barcelona për prishje të kontratës së tij, ku aktualja i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

“Së shpejti, do të rikthehem këtu te Barcelona”, tha Pique në videon e tij ku njoftoi për pensionimin nga futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat