Në dyshim

Futboll

Në dyshim

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 11:47
Në dyshim

Virgil Van Dijk është shprehur i surprizuar së fundmi në lidhje me mosaktivizimin e Trent Alexander-Arnold te kombëtarja e Anglisë. Holandezi vendos në dyshim taktikat e trajnerit Gareth Southgate duke i dalë në krahë shokut të skuadrës te Liverpool teksa thekson se Arnold, edhe nëse nuk luan të paktën duhet të jetë i grumbulluar me “Tre Luanët” për Botërorin që zhvillohet në Katar.

“U surprizova shumë kur pashë se Arnold nuk ishte titullar me Anglinë. Unë e pranoj, te Anglia ka shumë lojtarë të mirë dhe të talentuar në atë rol, është Reece James apo Kylie Walker. Por, Trent nëse nuk është titullar, të paktën duhet të grumbullohet.

Anglia luan me pesë në mbrojtje dhe ai nuk është mësuar me këtë rol, por me kualitetin që ka dhe nëse i jep konfidencën e duhur, atëherë Arnold mund të shndërrohet në një lojtar shumë të vlefshëm për Anglinë.

Në mendimin tim, edhe Joe Gomez duhet të jetë në Botëror me Anglinë, ai mund të luaj në mbrojtjen me pesë, në qendër apo edhe në krah. Anglia ka disa lojtarë të mrekullueshëm”, u shpreh Van Dijk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat