Klubet gjermane frikësojnë Juventusin për talentin britanik

Futboll

Klubet gjermane frikësojnë Juventusin për talentin britanik

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 13:16
Klubet gjermane frikësojnë Juventusin për talentin britanik

Sezoni i Juventusit nuk ka rezultuar më i miri i mundshëm deri në këto momente, përkundrazi bardhezinjtë janë jashtë Champions League dhe aventurën europiane do të mund ta vazhdojnë vetëm në Europa League, ndërsa në kampionat e shohin veten 10 pikë pas Napolit kryesues.

Në këtë seri negative të rezultateve kanë ndikuar edhe dëmtimet e mungesat e disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, çka deyruan trajnerin Massimiliano Allegri t’i besojë të rinjve si Fagioli, Miretti, Gatti apo edhe Samuel Iling Junior.

Pikërisht, ky i fundit është ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen teksa në tre paraqitje mes Europës dhe kampionatit, regjistron dy asistë. Në fushë, talenti britanik dhuron spektakël në korsinë e majtë të sulmit dhe me një kontratë që i skadon në vitin 2023, nuk mund t’i shpëtonte shënjestrës së dy klubeve nga Bundesliga që alarmojnë Juventusin.

Bardhezinjtë pretendojnë me çdo kusht rinovimin me 18-vjeçarin, mirëpo agjenti i Iling Junior ka nisur bisedimet e para me gjermanët, që sipas Corriere Dello Sport janë Leipzig dhe Eintracht Frankfurt. Menaxheri përveç pjesës financiare, është duke marrë parasysh edhe aspektin sportiv pasi për të dhe vetë lojtarin, minutat janë shumë të rëndësishme.

Tashmë, në Torino janë të paralajmëruar dhe nëse nuk nxitojnë të rinovojnë me talentin britanik, atëherë mund ta humbasin atë më shpejt nga se mendohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat