Milner nuk është i gatshëm për ta bërë paraqitjen e 600 në karrierë

Futboll

Milner nuk është i gatshëm për ta bërë paraqitjen e 600 në karrierë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 13:39
James Milner

Gjiganti anglez, Liverpool do të përballet këtë të diele si mysafirë me skuadrën e Tottenham, derbi ky që i takon xhiros së 15 të Premier Ligës angleze.

Mesfushori anglez, James Milner nuk do të jetë i gatshëm që ta bëjë paraqitjen e tij të 600-të në karrierë kundër Tottenhamit të dielën.

Milner pësoi një lëndim në kokë në ndeshjen kundër Napolit në Ligën e Kampionëve dhe tani i ka ndërhyrë një protokolli të tronditjeve në kokë, gjë që nënkupton se ai nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në këtë vikend.

“Kur i nënshtrohesh protokollit të tronditjeve në kokë, nuk do të jesh i gatshëm për ndeshjen e radhës sepse duhet të kalosh nëpër disa faza të ndryshme. Ai është mirë. Ai është i gatshëm për stërvitje të vetme të hënën dhe në stërvitje të plota nga e marta”, tha Klopp.

Këtë sezon, 36 vjeçari, James Milner ka arritur të bëjë 18 paraqitje në të gjitha garat, duke e regjistruar vetëm një asistim mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat