Ndeshja me Fulham, Guardiola flet për lëndimin e Haaland: Do të vendosim sot

Futboll

Ndeshja me Fulham, Guardiola flet për lëndimin e Haaland: Do të vendosim sot

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 13:59
Erling Haaland dhe Pep Guardiola

Lëndimi në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve ka bërë që Erling Haaland të mungojë në dy ndeshjet e fundit të Manchester Cityt kundër Sevillas dhe Leicester Cityt.

Tani, ende nuk dihet nëse Haaland do të rikthehet për ndeshjen e nesërme të Cityt kundër Fulhamit, ndërsa Pep Guardiola ka përditësuar për gjendjen aktuale të bomberit norvegjez.

Guardiola tha se Erling Haaland ndjehet shumë më mirë pasi që po rikuperohet nga lëndimi në shputën e këmbës, por një vendim do të merret sot nëse ai do të paraqitet kundër Fulhamit nesër.

“Ai është shumë më mirë. Ne do të vendosim sot. Është një hap shumë i mirë që ka filluar stërvitjet. Kemi stërvitje në mesditë sot. Mbetet të shihet”, tha Guardiola.

Që prej kalimit te Manchester City, Erling Haaland ka arritur të bëjë 16 paraqitje në të gjitha garat për kampionin anglez, duke regjistruar 22 gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat