Spalletti në telashe

Futboll

Spalletti në telashe

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 17:23
Spalletti

Spalletti në telashe!

Napoli pësoi humbjen e parë sezonale në mesjavë në “Anfield Road” përballë Liverpoolit dhe do të kërkojë menjëherë revanshin këtë fundjavë ndaj Atalantës në shtëpi, megjithatë misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për skuadrën e Spallettit.

Ky i fundit do të duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të talentuar gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, i cili ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i grumbulluar për sfidën ndaj bergamaskëve.

Mungesa e gjeorgjianit i shtohet asaj të Amir Rrahmanit ,që vijon të qëndrojë jashtë fushave dhe pasditen e sotme ka kryer vetëm palestër, teksa rikthimi i qendërmbrojtësit dardan pritet vetëm në janar të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat