Futbollisti 19-vjeçari diagnostikohet me sëmundje të rëndë

Futboll

Futbollisti 19-vjeçari diagnostikohet me sëmundje të rëndë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:45
Futbollisti 19-vjeçari diagnostikohet me sëmundje të rëndë

Qendërmbrojtësi i Hofenhaim, Hubert Mbuji-Muamba është diagnostikuar me leuçemi. Lajmi u bë i ditur nga klubi gjerman përmes një postimi në Twitter.

Klubi njofton se ai është nisur për kurim në Francë dhe gjithashtu i uron “shumë forcë”.

“Ne jemi të gjithë me ju! Lojtari ynë U-23, Hubert Mbuji-Muamba mësoi disa ditë më parë se ai vuan nga leuçemia. Ai është në Francë për trajtim. Ju dëshirojmë shumë forcë, Hubert”.

19-vjeçari është stërvitur me PSG-në dhe u transferua në Gjermani në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat