Monchengladbach mposht Stuttgartin

Futboll

Monchengladbach mposht Stuttgartin

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 23:42
Monchengladbach

M’Gladbach mposhti 3-1 Stuttgartin dhe rigjeti fitoren në Bundesliga pas tri javësh në të cilat grumbulloi vetëm një pikë. Jonas Hofmann realizoi një gol shumë të bukur në minutën e katërt.

M’gladbach u lirua dhe në minutën e 25’ dyfishoi me anë të francezit Marcus Thuram, me Alassane Plea që ishte protagonist me asistent e tij në dy golat e parë të ekipit vendas.

Stuttgarti reagoi dhe rihapi takimin falë realizimit të portugezit Tiago Tomas në minutën e 35’.

Miqtë tentuan deri në fund barazimin, por në minutat shtesë të takimit erdhi edhe goli i tretë për M’Gladbach, që tundi rrjetën kundërshtare falë një diagonaleje të saktë të Patrick Herrmann.

Festë e madhe për 31-vjeçarin, i cili u fut në fushë vetëm pak sekonda përpara se të shënonte golin e qetësisë. Fitorja e sotme e ka ngjitur M’Gladbach përkohësisht në vendin e shtatë me 19 pikë, ndërsa Stuttgarti mbetet i katërti nga fundi me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat