FC Helzag shpallet kampion i ‘FSHF Sunday League Albania 11 vs 11’ në Korçë

Futboll

FC Helzag shpallet kampion i ‘FSHF Sunday League Albania 11 vs 11’ në Korçë

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:25
FC Helzag shpallet kampion

FC Helzag u shpall kampion i edicionit të dytë të ‘FSHF Sunday League Albania 11 vs 11’ në zonën e Korçës, pasi mundi në finale skuadrën e Qajës me rezultatin e pastër 2-0, në një ndeshje tejet emocionuese.

Finalja u zhvillua mbrëmjen e së premtes në stadiumin

“Skënderbeu”, në praninë e qindra tifozëve, të cilët shijuan një ndeshje mjaft të luftuar nga të dyja ekipet, me pjesën e parë të lojës që u mbyll me porta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë, skuadra e Helzag realizoi dy gola, duke siguruar kështu edhe titullin kampion për këtë sezon.

Kjo finale u ndoq nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si edhe nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Pas përfundimit të ndeshjes, Presidenti Duka dhe kryetari Filo i dorëzuarn trofeun e kampionit dhe medaljet ekipit të FC Helzag.

Në këtë edicion të dytë të kampionatit të organizuar nga FSHF kishte një pjesëmarrje shumë të madhe ekipesh të regjistruara, me 11 skuadra, të krijuara rishtazi nga futbollistë amatorë, që u regjistruan në fillim të sezonit dhe zhvilluan një garë fantastike e fair-play. Ndeshjet janë drejtuar nga arbitra profesionistë dhe të pranishëm në çdo takim kanë qenë mjekët sportivë, ambulanca dhe shërbim të sigurisë fizike.

Kampionati nisi më 30 shtator dhe u zhvillua i ndarë në dy grupe, A dhe B, ku në grupin A garuan 6 ekipe, ndërsa në grupin B, 4 ekipe. Pas ndeshjeve të luajtura në secilin grup, u zhvillua edhe faza play-off, ku dy skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë në grupin A dhe B u ndeshën me njëra-tjetrën për të siguruar biletën e finales. FC Helzag kaloi në finale, pasi mundi në gjysmëfinale skuadrën e FC Kalaja, ndërsa Qaja mposhti ekipin e Bulgarecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat