Trajneri i Mallorca-s çudit me fjalët për Muriqin

Futboll

Trajneri i Mallorca-s çudit me fjalët për Muriqin

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:34
Trajneri i Mallorca-s çudit me fjalët për Muriqin

Vedat Muriqi ëhtë padyshim pika kyçe e Mallorcas për këtë sezon. 6 prej 10 golave të shënuar deri më tani nga kjo skuadër mbajnë firmën e tij.

Sulmuesi shqiptar gëzon besimin e palëkundur të trajnerit, që së fundmi ka çuditur me deklaratën e tij për lojtarin nga Prizreni. Agirre e ka quajtur Muriqin të shëmtuar fizikisht, por që ditë luajë mjaft mirë në fushë.

“Sa i shëmtuar është, por sa mirë luan i poshtri. E shikon dhe të duket prej çeliku.

Është 1.90 metër i gjatë, një bishë e shëmtuar dhe e rrallë. Ju nuk e dini sa i zoti është në fushë.

Për më tepër, është tërheqës”, ka thënë Havier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat