FIFA do të shkatërrojë “Grupin e Vdekjes” nga Kupa e Botës 2026

Futboll

FIFA do të shkatërrojë “Grupin e Vdekjes” nga Kupa e Botës 2026

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:17
FIFA do të shkatërrojë “Grupin e Vdekjes” nga Kupa e Botës 2026

Marrëveshje e fshehtë, humbje e rrezikut dhe pothuajse 25% e të gjitha skuadrave të kualifikuara që kualifikohen: Si FIFA do të shkatërrojë konceptin e “Grupit të Vdekjes” nga Kupa e Botës 2026 me zgjerimin në 48 ekipe

Kupa e Botës, Katar 2022 është ende në pritje dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga evenimenti më i madh futbollistik në glob.

Gjithsesi, në Angli bëjnë me dije se ky do të jetë edicioni i fundit që do të marrin pjesë 32 skuadra, pasi Botërori do të pësoj ndryshime të mëdha.

Ajo çfarë bëhet me dije në mediet britanike është fakti se do të ketë një zgjerim të numrit të përfaqësueseve pjesëmarrëse dhe në Katar, do të jetë edicioni i fundit që faza e grupeve do të përbëhet nga 4 skuadra dhe në këtë mënyrë do të “zhduket” edhe termi grupi i “ferrit”.

Një nga element kryesor në çdo edicion, që nga viti 1934, ka qenë fakti i grupeve me katër ekipe dhe prej kohësh, ky ka qenë një sinonim i futbollit.( Përjashtim bënë edicioni 1950, i cili kishte vetëm 13 ekipe pasi India, Skocia dhe Turqia u tërhoqën).

Me njoftimin se, UEFA e cila do të ndryshoi formatin e Champions League duke nisur nga sezoni 2024-25, kritikët i shohin dy organet kryesore qeverisëse të futbollit, si më të interesuar për bilancin sesa për konkurrencën në fushën e lojës.

Me pak fjalë, FIFA po mendon për një format të ri me 64 ekipe dhe diçka e tillë do të ishte padiskutim një revolucion i jashtëzakonshëm për “botën” e futbollit.

“Ne jemi në shekullin e 21-të dhe duhet të fokusohemi më shumë te Kupa e Botës. Futbolli është më shumë se Europa dhe Amerika e Jugut, futbolli është global.”- tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në lidhje me shumicën që e votoi atë në vitin 2017.

“Për të mirën e lojës”, thuhet në sloganin e FIFA-s.

Por, nëse gjithçka ndryshon, cili do të ishte ndikimi?

Cilësia e turneut, kjo është pikëpyetja më e madhe, pasi është diçka  e paprovuar më parë dhe asgjë nuk është e testuar.

Me dyfishimin e numrit të grupeve, nga 8 në 16, federatat më të mira ka të ngjarë të ndahen, pra të mos përplasen dhe të ketë më pak ndeshje interesante në fazën e grupeve. Në të vërtetë, përfaqësueset e mëdha dhe pretendente ka të ngjarë të mos takohen deri në fazat e fundit, aty ku vëmendja dhe interesi do të rritej përsëri.

Pra, numri zgjerohet, cilësia vendoset në pikëpyetje dhe rëndësia dhe kualiteti vjen në atë pikë, ku ndodh edhe sot, me 32 skuadra.

Turneu, sugjerojnë kritikët, është në rrezik që të “ngopet” në fillim me raunde dhe ndeshje të pakuptimta. Kjo pasi do ishin përballë skuadra të nivelit të lartë përballë skuadrave me kredite shumë të vogla.

Humbja cilësisë është rreziku kryesor.

Çdo Botëror ka parë përfundime emocionuese të fazës së grupeve.

Që nga viti 2002, ka pasur disa ndeshje interesante dhe kjo tani rrezikon të shembet dhe diçka e tillë të mos ekzistojë, duke e kthyer fazën e grupeve në diçka shumë të “lexueshme” që në hedhjen e shortit.

Edhe formati tjetër, kalimi te grupet me tre ekipe është lidhur ngushtë me një rritje të mundshme të marrëveshjeve të fshehta midis përfaqësueseve.

Një studim nga “Journal of Sports Analytics” nga viti 2020, tregon se grupet me tre ekipe mund të çojë në ‘padrejtësi’ dhe ”zhbalancim të orarit”.

Në thelb, përpjekja e FIFA-s për zgjerim mund të dështojë, pikërisht në atë që ata do të promovojnë, pra skuadrat që do të hyjnë në Botëror pa asnjë ambicie dhe pa një zgjerim të tillë do ta kishin shumë të vështirë të kualifikoheshin në një Kupë Bote.

Përveç parave atëherë, pyetja që bie mbi FIFA është: Çfarë do të përfitojë nga kjo gjë?

Roli i FIFA-s në lojë dhe fuqia e tyre, është zvogëluar me rritjen e popullaritetit dhe rrjedhimisht edhe fuqia.

Të gjithë lojtarët më të mirë të botës tani luajnë në kontinent, ndërsa paratë janë të fokusuara në disa klube të mëdha evropiane. Hegjemonia e Premier League po kërkon vetëm të zgjerojë hendekun.

Kupa e Botës, pavarësisht kësaj, mbetet “kryefjala” e futbollit dhe organi drejtues i sportit po kërkon të mbrojë këtë status.

Megjithatë, zgjerimi i formatit, duke kaluar me 32 ekipe dhe solli një ndryshim rrënjësor, por tani kalimi me 64 përfaqësuese do të bënte që  rreth 25% e ekipeve që do të luajnë në eliminatore do të përfundojnë duke luajtur në Kupën e Botës.

Pra, ndryshimet do të fillonin që në kualifikuese, ndaj tani pritet me interes për të parë se çfarë do të ndodh, pasi ka shumë pikëpyetje dhe me pak fjalë, mund të thuhet se asgjë nuk është e sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat