Milani kërkon hakmarrje

Futboll

Milani kërkon hakmarrje

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:57
Milani kërkon hakmarrje

Specia ka fituar dy nga katër ndeshjet e Serisë A kundër Milanit (2 të tjera i ka humbur), e mund të bëhet skuadra e dytë kundër së cilës gjejnë tri fitore në Serinë A, pas Sampdorias.

– Pas humbjes 1-2 kundër Torinos, Milani mund të shënojë dy humbje radhazi në Serinë A për herë të parë që nga nëntori 2021, me atë rast kundër Fiorentinës dhe Sasuolos.

– Specia ishte protagoniste e një prej dy humbjeve të Milanit në shtëpi në Serie A gjatë sezonit të kaluar: 1-2 shkurtin e kaluar, e ndjekur nga vetëm 1-2 kundër Napolit më 18 shtator.

– Që nga fillimi i vitit 2022, Milani ka mbajtur 9 herë portën e paprekur në shtëpi në Serie A, një rekord në vitin kalendarik si Fiorentina: vetëm Liverpul dhe Real Sociedad (10 secila) kanë më shumë rrjeta ‘të pastra’ në shtëpi në pesë kampionatet më të mira europiane në të njëjtën periudhë.

– Specia ka humbur pa shënuar të gjitha gjashtë ndeshjet e para jashtë fushe të këtij kampionati: vetëm katër skuadra në historinë e kompeticionit kanë arritur në shtatë disfata direkt pa gjetur rrjetën (Napoli në 1939, Bari në 1950, Katania në 1955 dhe në 1984 dhe Livorno në 2014).

– Specia nuk shënon në 50% të ndeshjeve të luajtura në këtë Serie A (6/12), një rekord negativ i kampionatit aktual si Sampdoria – në pesë ligat kryesore europiane, vetëm Kadizi, Bërnmëthi, Notinghemm Forest dhe Uolverhempton (të shtatë) kanë më tepër ndeshje pa gola deri tani.

– Specia është skuadra që ka shpenzuar më së shumti kohë në disavantazh jashtë në këtë Serie A (315 minuta), nga ana tjetër Milani është skuadra që ka qëndruar më gjatë në avantazh (298 minuta) në ndeshjet në shtëpi, pas Juventusit (360 minuta).

– Specia është viktima e preferuar në Serie A për Rafael Leaon: tre gola për portugezin kundër zibardhëve, duke përfshirë të parën nga dy dopietat në kompeticion (4 tetor 2020 në “San Siro”).

– 5 gola dhe 4 asiste në këtë kampionat për Leaon, teksa vetëm Kvaratskhelia (11) dhe Milinkoviç-Saviç (10), që kanë marrë pjesë në më shumë gola se ai deri më tani për ekipet e tyre.

– Dy golat e parë të Zhunior Mesiasit në Serinë A kanë ardhur kundër Specias, më 12 dhjetor 2020 me fanellën e Krotone. Pas golit kundër Torinos, braziliani mund të shënonte në dy paraqitje radhazi në Serinë A për herë të dytë, pas ndeshjeve kundër Bolonjës dhe Napoli midis marsit dhe prillit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat