Idrizi: Fitore e madhe për ne

Futboll

Idrizi: Fitore e madhe për ne

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Idrizi: Fitore e madhe për ne

Fitore të madhe shënoi sot Trepça ’89, e cila mposhti Drenicën në “Riza Lushta”, me rezultat minimal 1-0.

Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i ’89-shit, Shpëtim Idrizi pas ndeshjes tha se ishte një fitore e madhe për skuadrën e tij.

Ai gjithashtu tha se ishte e rëndësishme që nuk pranuan gol.

“Me rëndësi që sot nuk pësuam gol, por sigurisht se është një fitore e madhe për ne.

Duhet nganjëherë edhe neve të na buzëqeshë fati. Drenica u mbrojt mirë, por me angazhim dhe disiplinë arritëm të fitojmë tre pikë të rëndësishme në këtë ndeshje”, ka thënë Idrizi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat