Ndëshkohet me karton të kuq

Futboll

Ndëshkohet me karton të kuq

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:04
Cancelo shkakton penallti dhe ndëshkohet me karton të kuq

Manchester City gjen avantazhin në ndeshjen ndaj Fulham. Vendasit zhbllokuan shifrat e ndeshjen me nëj gol të talentit Julian Alvarez në minutën e 16-të.

Argjentinasi shfrytëzoi maksimalisht një asist të Gundogan, dhe pavarësisht pozicionit të vështirë gjeti koordinimin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për Alvarez në këtë sezon të Premier League, me trajnerin Pep Guardiola që po i beson gjithnjë e më shumë 22-vjeçarit.

Manchester City merr një goditje të rëndë, teksa Joao Cancelo ndërhyn në mënyrë të gabuar brenda zonës duke shkatuar 11-metërsh, por penaliteti për The Citizens është edhe më i rëndë duke qenë se portugezi ndëshkohet me karton të kuq.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Pereira nuk fal dhe rikthen baraspeshën, 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat