Pedri: Nuk do ta refuzoja Realin

Futboll

Pedri: Nuk do ta refuzoja Realin

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 18:17
Pedri

I intervistuar nga “ICON”, mesfushori i Barcelonës, Pedri është shprehur se gjithmonë ka ndjekur Barcelonën dhe se idhulli i tij është Iniesta.

“Unë e kam thënë gjithmonë këtë, kam qenë tifoz i Barçës që kur isha fëmijë. Kur isha i vogël, pothuajse të gjithë simpatizonin Realin, ndërsa unë isha ndër të paktët që mbështesja Barcelonën.

A do të kisha luajtur me Real Madrid? Mendoj se po. Ambicia ime është të bëjë një rrugë të mirë si futbollist profesionist dhe do të kishte qenë shumë e vështirë të refuzoja një ofertë nga Real Madrid, një prej më të mëdhenjve në historinë e sportit.

Treni i ambicies time kaloi dhe dy vjet më vonë firmosa për ekipin tim të ëndrrave, atë të fëmijërisë dhe të idhullit tim të parë Andres Iniesta”, është shprehur Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat