Conte iu rikthye detyrave mediatike

Futboll

Conte iu rikthye detyrave mediatike

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:09
Conte iu rikthye detyrave mediatike

Antonio Conte iu rikthye detyrave mediatike pas pezullimit në ndeshjen kundër Marsejës në Champions.

Në konferencën e djeshme për shtyp, përpara ndeshjes të së dielës me Liverpulin, trajneri i Totenhemit vlerësoi kolegun rival Jyrgen Klop dhe e shfrytëzoi jetëgjatësinë e tij në “Anfield” si diçka që duhet ta marrin shembull të gjitha klubet.

“Unë kam respekt të madh për Jyrgenin, sepse historia e tij flet për të. Ai i ka ndryshuar fytyrën Liverpulit. Më kujtohet shumë mirë Liverpuli që nuk fitonte prej një kohe të gjatë.

Atij iu deshën 4 vite për të ndihmuar skuadrën që të fitonte sërish dhe kjo tregon se sa e rëndësishme është për trajnerin që të ketë kohë. Liverpuli mund të jetë një shembull i mirë për ne”, tha italiani, i cili mbushi një vit në stolin e “Spërsave”.

“A më shihni një vit më të plakur?”, tha Conte duke qeshur.

“Por sigurisht që duhet të jemi të kënaqur, sepse gjatë këtij viti kemi bërë shumë progres në çdo aspekt. Përfunduam në vendin e katërt në kampionat duke siguruar kualifikimin në Champions.

Ndërsa këtë sezon po vuajmë dëmtimet e shumta të lojtarëve kryesorë. Por mendoj se po e menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë situatë.

A mund të përmirësohemi? Sigurisht që po. Në fillim duhet të rikuperojmë lojtarët e rëndësishëm dhe pastaj të përpiqemi të përmirësojmë çdo aspekt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat