Shabani: Jemi përgatitur maksimalisht për sfidën në Shkup 

Futboll

Shabani: Jemi përgatitur maksimalisht për sfidën në Shkup 

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 11:40
Shabani

Struga Trim Lum sot në orën 13.00 kërkon pikë në Shkup në duel me Rabotniçkin, në takimin e javës së 14-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.

Lideri i kampionatit ka punë të vështirë dhe synon të kthehet i pamposhtur nga Shkupi.  

Futbollisti Bunjamin Shabani shprehet optimist para kësaj sfide.

“Na pret një ndeshje interesante sot. Rabotniçki ka ekip kualitativ, por ne mendoj se jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje për të marrë një rezultat pozitiv.

Besoj se është koha e duhur që të ju kthehemi rezultateve pozitive, përmes të cilave do qëndronim ende në krye të tabelës së klasifikimit”, tha Shabani.
Edhe Miklovan Pere beson e shpreson në tre pikë.

“Për në Shkup shkojmë për 3 pikë të plota. Struga Trim Lum ka një skuadër me shumë kualitet të lartë, ashtu që cilido lojtar që do paraqitet në këtë ndeshje besoj se do të jap më të mirën nga vetja dhe do luftoj për ngjyrat e skuadrës”, tha Pere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat