Haaland e pranon: Isha nervoz para penalltisë!

Futboll

Haaland e pranon: Isha nervoz para penalltisë!

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:14
Haaland

Manchester City fitoi në “frymën e fundit” ndeshjen e raundit të 15-të në Premier League teksa mposhti me rezultatin 2-1, Fulhamin. Golin e triumfit e realizoi Erling Haaland i cili u aktivizua në minutën e 64 dhe në të 95-tën u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pas sfidës, sulmuesi norvegjez u shpreh se ishte nervoz para goditjes së 11-metërshit ndërsa shton se nuk i intereson aspak që portieri Leno ishte shumë pranë pritjes së penalltisë, pasi për të e rëndësishme është që topi përfundoi në rrjetë.

“E di që Leno ishte shumë pranë pritjes së 11-metërshit, por nuk më intereson aspak përsa kohë topi përfundoi në rrjetë. Qëllimi është goli dhe ai u realizua, ndaj unë jam i lumtur, ishte një ndjesi e mrekullueshme.

Për mua e rëndësishme ishte të rikthehesha me energji pas dëmtimit dhe të ndihmoja skuadrën pasi trepikëshi ishte vërtet i rëndësishëm.

Ne donim të fitonim dhe në fund ia dolëm. Ishte e vështirë me një lojtar më pak (Cancelo u ndëshkua me karton të kuq), luajtëm për 70-minuta në inferioritet numerik. Mendoj se asnjë skuadër tjetër nuk do të mund të bënte më mirë se ne. Jam i lumtur sepse ndjehem mirë, qëndrova jashtë fushe për një javë, por tashmë jam rikthyer”, tha Haaland, që pas golit të shënuar ndaj Fulham, mbërrin në kuotën e 18 golave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat