Barcelona rikthen interesimin për Bernardo Silvan

Futboll

Barcelona rikthen interesimin për Bernardo Silvan

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 12:56
Barcelona rikthen interesimin për Bernardo Silvan

Bernardo Silva nuk është më një emër i ri për Barcelonën.

Katalanasit tentuan disa herë në merkaton e verës për ta sjellë në Camp Nou, por nuk ia dolën.

Këtë herë, sipas “Sport”, Barcelona do të rikthehet të tentojë që të sjellë mesfushorin sulmues të Cityt në Spanjë.

Blaugranët duan një përforcim në mesfushë dhe do të tentojnë t’ia rrëmbejnë Guardiolës portugezin, edhe pse tekniku spanjoll ka theksuar se Bernardo Silva është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat