Sa shumë lot të derdhur në “Camp Nou”

Futboll

Sa shumë lot të derdhur në “Camp Nou”

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 13:17
Sa shumë lot të derdhur në “Camp Nou”

Mbrëmjen e djeshme Gerard Pique luajti ndeshjen e fundit në karrierë.

Një tjetër legjendë e klubit blaugrana vari këpucët në gozhdë. Me lot në sy dhe i mbushur me emocione, mbrojtësi katalanas u përshëndet për herë të fundit me tifozët në një “Camp Nou” të mbushur plot. Por sa lot janë derdhur vitet e fundit në këtë stadium mitik. Xhevahirët më të mirë të akademisë së Barçës, të cilët e udhëhoqën klubin drejt një nga epokave më të lavdisshme në histori, po largohen një e nga një.

Në 8 vitet e fundit janë 5 ikona, prodhim të akademisë blaugrana, që janë larguar nga “Camp Nou“.

Nisin nga Pyol në vitin 2014, për të vazhduar me Xavi-n në 2015-n, Iniestën në 2018-n, Messi-n në 2021-shin dhe së fundmi Gerard Pique.

Të gjithë kishin kaluar pjesën më të madhe të jetës dhe karrierës së tyre me fanellën e Barcelonës, duke e bërë edhe më prekës largimin nga ky klub. Barcelona ka nisur të humbasë legjendat e saj një e nga një dhe tani, duke shënjuar kështu fundin e një epoke dhe nisjen e një tjetre. Cikli vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat