Struga Trim Lum kthehet e pamposhtur nga Shkupi

Futboll

Struga Trim Lum kthehet e pamposhtur nga Shkupi

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 15:30
Struga Trim Lum kthehet e pamposhtur

Struga Trim Lum vazhdon të ruajë kryesimin në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare kthehet e pamposhtur nga Shkupi, duke marrë një pikë të madhe.

“Ndeshja e javës së 14-të kundër Rabotniçkit në Shkup u mbyll me shifra të barabarta 1:1. Doli të jetë kjo një ndeshje e barabartë, ku më shumë raste krijuam neve si skuadër, sidomos në pjesën e dytë, kur edhe u shënuan që të dy golat. 

Tentativën e parë më serioze e regjistrojmë në minutën e 15-të, kur Besmir Bojku lëshoi një bombë të vërtetë nga gjuajtja e lirë, mirëpo me një intervenim bravuroz, Aleksovski nuk lejoi të mposhtet. 

Pasoi një periudhë e qetë e lojës nga ana e skuadrës tonë, për tu ringjallur në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Shabani nga afërsia në minutën e 43-të qëlloi shtyllën, derisa në aksionin e radhës, goditja e fuqishme e Bojkut nga vija e 16-të metërshit të devijohet në rivënie nga këndi. 

Pjesa e dytë filloi shumë qetë me disa raste sporadike nga të dyja anët, teksa të parët që shënuan ishin vendasit, edhe atë falë rezervistit Nikolla Sharkoski, që në minutën e 69-të vendosi topin pas shpinës së Mirseloskit.

Pas këtij goli reaguam shpejtë me Bunjamin Shabanin, i cili shfrytëzoi pasimin e saktë të Besart Ibriamit dhe me një super goditje nga brendia e zonës shënoi për 1:1.

E gjithë kjo ndodhi në minutën e 72-të, ndërsa 10 minuta më pas shumë pranë golit të dytë ishte edhe Hogan Ukpa, i cili me të djathtën e tij goditi vetëm disa centimetra mbi portën e vendasve. Vetëm një minutë më pas rast për të shënuar, pati Besart Ibraimi, mirëpo goditja e tij me kokë u ndal nga Aleksovski.

Besart Ibraimi u shfaq i rrezikshëm dhe në minutën e 85-të në zonën kundërshtare, mirëpo goditja e tij finale nuk dha rezultatin e duhur, ashtu që në fund duheshe të mjaftohemi me barazimin e 3-të në 5 ndeshjet e fundit.

Me 27 pikë të grumbulluara, Struga TRIM & LUM vazhdon të kryesojë renditjen para Shkëndijës, që gjithashtu barazoi përballë Akademia Pandev”, shkruan në faqen e FC Struga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat