Ismajli kthehet si titullar me fitore në Serie A

Futboll

Ismajli kthehet si titullar me fitore në Serie A

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 18:09
Ismajli

Hera e fundit që Ardian Ismajli luante titullar me Empolin në kampionat, ishte ndaj Bolonjës dhe atëherë skuadra e tij fitoi 1-0. Pastaj erdhi dëmtimi dhe një mungesë e gjatë nga fusha e lojës, për t’u kthyer përsëri si titullar këtë të shtunë në fitoren 1-0 ndaj Sasuolos.

Një rikthim i rëndësishëm për klubin italian, që ka gëzuar edhe vetë mbrojtësin i cili sheh tani skuadrën e tij të jetë pak më e qetë në luftën për mbijetesë.

“E kemi merituar këtë fitore për atë që treguam në fushë. Rezultati mund të ishte i ndryshëm, mund të përfundonte dy apo tre me zero për ne, por gjëja më e rëndësishme ishin tre pikët. Jemi një grup me të vërtetë i bashkuar, ky është një aspekt i rëndësishëm. Punojmë shumë gjatë javës dhe bëjmë atë që na kërkon trajneri.

Tani të shohim përpara, ka shumë për të përmirësuar por rruga është ajo e duhura. Fizikisht jemi mjaft mirë, tani do të luajmë ndaj Napolit të martën dhe pastaj me Kremonezen, të bëjmë ndeshjen tonë dhe të shohim”, theksoi Ismajli pas suksesit të rëndësishëm që shkëputi Empolin me 8 pikë nga zona e ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat