Mesfushori shqiptar shënon gol fantastik në fitoren e ekipit të tij në Kroaci

Futboll

Mesfushori shqiptar shënon gol fantastik në fitoren e ekipit të tij në Kroaci

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 18:55
Mesfushori shqiptar shënon gol

Rijeka ka fituar me shifrat 0:3 kundër Varazdinit.

Protagonist në këtë takim ishte edhe Lindon Selahi. Mesfushori shqiptar është autori i golit të dytë të kësaj sfide. Lojtari 23-vjeçar shfrytëzon një pasim të shkurtër në hyrje të zonës dhe lëshon një të djathtë potente, duke e ndalur topin në rrjetë.

Goli fantastik i jep avantazhin e dyfishtë Rijekës, që më pas do të shënonte sërish me anë të Grgiçit.

Menjëherë pas shënimit të golit, në minutën e 85, Selahi lë fushën e lojës për t’u zëvendësuar me Djouahra-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat