Manchester United gati të shpenzojë 100 milionë euro

Futboll

Manchester United gati të shpenzojë 100 milionë euro

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:37
Manchester United

Skuadra e Manchester United është e gatshme të shpenzojë 100 milionë euro për mesfushorin e talentuar të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Tabloidi anglez ”The Sun” deklaroi në një postim në “Twitter” se 19-vjeçari është në listën e preferuar të trajnerit të “djajve të kuq”.

Megjithatë, ylli i Kombëtares së Anglisë është nën shënjestrën e skuadrave elitare si Real Madrid, Manchester City dhe Liverpool.

Duke parë radhën e gjatë të kërkesave, Manchester United mund të jetë zgjedhja më pak e dëshirueshme për Bellingham, pasi këta të fundit nuk po kalojnë një moment të mirë vitet e fundit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat