Derbi më i madh në Kosovë, luhet pa shikues

Futboll

Derbi më i madh në Kosovë, luhet pa shikues

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 13:53
Gjilan

Derbi më i madh në Kosovë, mes Gjilanit dhe Dritës, luhet pa shikues!

Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit të futbollit Gjilani.

“Sport Club Gjilani njofton se dueli i xhiros së XVI-të në "Albi Mall" Superligë ndaj FC Drita do të zhvillohet të enjten më 10 mëntor në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.

Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues.

Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve.

Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapësirave të stadiumit për shkak të sigurisë”, njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat