​Inzaghi thirret në takim nga drejtuesit e Interit

Futboll

​Inzaghi thirret në takim nga drejtuesit e Interit

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 14:32
Simone Inzaghi

Humbja e dhimbshme e Interit në “Derby d’Italia” ka bërë që të rishfaqen dyshimet rreth trajnerit Simone Inzaghi, raporton me detaje.

“Nerazzurrët” pësuan një humbje të hidhur 2-0 nga Juventusi në fundjavë, rezultat që i lë në vendin e 7-të në tabelën e ligës, 11 pikë prapa Napolit që është lider i Serie-A.

Interi ka zhgënjyer në përplasjet me skuadrat kryesore, duke humbur ndaj Juventusit, Romës, Milanit dhe Lazios.

Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere della Sera”, drejtuesit e Interit mund të kenë një takim ballë për ballë me Inzaghin përpara ndeshjes së Interit kundër Bolonjës nesër, të etur për t'i kujtuar atij se përfundimi në top katërshe është i domosdoshëm këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat