Nedved: Do të jetë një Juventus tjetër!

Futboll

Nedved: Do të jetë një Juventus tjetër!

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 14:47
Nedved

Të gjitha skuadrat e mbetura në luftë për Eu ropën njohën dje rivalet për turet e radhës. Në Ligën e Europës, më konkretisht në shortin e hedhur për “play off”- et, që vinin përballë 8 ekipet e ardhura nga Champions-i me 8 vendet e dytë të turnet, ka parë që goglat të jenë shumë fatlumë për Juventusin, i cili do të ndeshet me francezët e Nantës, një skuadër që në Ligën 1 po has shumë vështirësi.

Ndërkohë, frika e një përplasje “big” është bërë realitet, duke qenë se Barcelona ka peshkuar Mançester Junajtidin dhe kjo bën që një prej dy skuadrave historike dhe favoriteve të mundshme për trofeun e Ligës së Europës të skualifikohet shumë shpejt. Ndërkohë edhe Roma do të ketë një përballje shumë të vështirë me austriakët e Salcburgut, ndërsa sfidat e tjera që do të luhen mes datave 16 dhe 23 shkurt.

Prezent në Nion për shortin ishte zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i cili më shumë se sa për duelin me francezët pret me padurim pauzën e Botërorit, me shpresën se ajo do të jetë kura më e mirë për të rikthyer totalisht në shina “Zonjën e Vjetër” dhe për të bërë një fazë të dytë mes Serisë A dhe Ligës së Europës, të denjë për historinë e klubit bardhezi.

Pavel, besoj jeni i kënaqur nga shorti i Ligës së Europës?

Janë 1/16-at e turneut dhe pa dyshim që pengesat për të arritur deri në fund do të jenë të ndryshme për ne dhe për këdo. Gjithsesi, fokusi ynë do të jetë kampionati deri më 16 shkurt, sepse deri në pritje të duelit me Nantën duam që të kemi rikuperuar ADN-në tonë dhe për ta nisur vitin e ri me hapin e duhur. Ka ardhur koha që të sistemojmë gjërat siç duhet dhe shpresoj që kështu do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat