Dermaku rrezikon dy ndeshjet

Futboll

Dermaku rrezikon dy ndeshjet

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 15:00
Dermaku rrezikon dy ndeshjet

Kastriot Dermaku rrezikon të mungojë në dy miqësoret e tjera të Shqipërisë ndaj Italisë dhe Armenisë. 30-vjeçari që është pjesë e Lecces u aktivizua në minutën e 57-të të ndeshjes teksa zëvendësoi Samuel Umtiti, por nuk ia doli ta përfundonte sfidën si pasojë e një dëmtimi muskulor.

Klubi i Lecces, bën të ditur se Dermaku ka pësuar një dëmtim muskulor teksa nga analizat vërehet një tërheqje e gradës së parë në kofshën e djathtë.

Mbrojtësi do ta ketë tejet të vështirë për t’u grumbulluar me kombëtaren në dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë kanë në program, fillimisht më datë 16 ndaj Italisë dhe më pas më datë 19 ndaj Armenisë.

Minutat për mbrojtësin shqiptar kanë qenë të limituara ndërsa tashmë vjen edhe ky dëmtim që e detyron Dermakun të rikthehet në fushë për Leccen vetëm në vitin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat