Haaland udhëheq renditjen, e rivalizon Lewandowski

Futboll

Haaland udhëheq renditjen, e rivalizon Lewandowski

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 16:47
Haaland udhëheq renditjen, e rivalizon Lewandowski

Erling Haaland ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer.

Sulmuesi i Manchester City ka realizuar deri tani 18 gola në kampionat me skuadrën e tij të re dhe është ngjitur në krye të renditjes për “Këpucën e Artë” të kontinentit.

Së bashku me të në vendin e parë është bashkëkombësi i tij Amahl Pellegrino, që ka shënuar 24 gola me Bodo/Glimt, por kampionati norvegjez është tashmë pranë fundit.

Podiumin e mbyll Robert Lewandowski i Barcelonës me 13 gola të shënuar deri më tani dhe 26 pikë në total. Në 15 të parët janë dhe Neymar, Kane dhe Mbappe me nga 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat