UEFA publikon formacionin më të mirë në fazën e grupeve

Futboll

UEFA publikon formacionin më të mirë në fazën e grupeve

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:48
UEFA

Faqja zyrtare e UEFA Ligës së Kampionëve në rrjetet sociale ka publikuar 11-shen më të dalluar të fazës së grupeve këtë edicion.

Në atë 11-she, nuk figuron emri i asnjërit prej lojtarëve të Real Madridit, ndonëse “mbretërit” e përfunduan fazën e grupeve në pozitën e parë në Grupin F.

Paris Saint-Germaini dhe Porto kanë nga dy lojtarë të përzgjedhur në formacionin më të mirë të grupeve.

Messi dhe Mbappe janë vendosur në qendrën e sulmit. Ndërkohë, Diogo Costa i Portos është portieri më i dalluar dhe bashkëlojtari i tij Galeno në mesfushë.

Tifozët patën kritika për mungesën e Haaland, apo edhe për senzacionin e Napolit, Kvaratskhelia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat