Komuna e Obiliqit nderon me “Këpucën e Artë” futbollistin Armend Thaqi

Futboll

Komuna e Obiliqit nderon me “Këpucën e Artë” futbollistin Armend Thaqi

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:53
Nderon me “Këpucën e Artë” futbollistin Armend Thaqi

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, Arba Mirena, gjatë ditës së sotme kanë mirëpritur në një takim, lojtarin e FC Ballkanit , Yllin e futbollit, Armend Thaqi.

Armendi, është krenaria e gjithë Kosovës, ku me golin e tij në ndeshjen kundër Sivassporit, u rendit si gola më e mirë në UEFA Conference League.

“Me këtë rast, Kryetari Gashi dhe Drejtoresha Mirena, kanë uruar dhe përgëzuar futbollistin Thaqi, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi!

Për të arriturat, futbollistit Thaqi iu është dhuruar dhuratë simbolike këpuca e artë!”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat