Nuk ka shaka me Napolin! Shqiptarët e Empolit kokulur nga “Diego Armando Maradona”

Futboll

Nuk ka shaka me Napolin! Shqiptarët e Empolit kokulur nga “Diego Armando Maradona”

Nga: K. Goca Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:22
Pamje nga ndeshja

Napoli nuk ka të ndalur. Nuk ka shaka me Napolin, skuadër që sonte ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Empolit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Shqiptarët Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami u munduan por nuk ia dolën që të befasojnë liderin e kampionatit.

Ismajli dhe Bajrami u paraqitën titullarë për Empolin.

Golat i shënuan futbollistët Lozano (69') e Zielinski (88'). 

Luperto i Empolit, në minutën e 74-të u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Napoli kryeson me 38 pikë pas 14 jave në Serie A dhe Empoli zë pozitën e 14-të me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat