Betis nuk ka frikë nga oferta joshës e Newcastle-s për Fekir

Futboll

Betis nuk ka frikë nga oferta joshës e Newcastle-s për Fekir

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 11:19
Fekir

Real Betis është duke ‘luftuar’ me Newcastle United për të mbajtur në skuadër yllin e tyre, Nabil Fekir.

Klubi anglez sipas mediave spanjolle, synon të transferojë francezin, i cili po bën një sezon të madh me Betisi-n.

Fekir, kartoni i të cilit kap shifrën 45 milionë funte, prej kohësh është i lidhur me transferimin në Premier League.

Newcastle United është duke përgatitur një ofertë joshëse për 29 vjeçarin.

Megjithatë, Real Betis thuhet se nuk ka frikë nga oferta e majme e ‘Magpies’ dhe se spanjollët e Betis besojnë së Fekir dëshiron të qëndrojë në skuadër edhe për disa sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat