Balaj lë sërish shenjë, sulmuesi i Kombëtares realizon

Futboll

Balaj lë sërish shenjë, sulmuesi i Kombëtares realizon

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 14:05
Balaj

Bekim Balaj lë sërish shenjë, teksa ka shënuar sërish gol në Turqi!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka lënë shenjë edhe në takimin e Kupës së Turqisë me Keçiorengyçy ndaj Bulvasporit, e përfunduar me rezultatin 4-2 për ekipin e tij.

Shkodrani po kalon një formë të jashtëzakonshme, teksa ka realizuar golin e përkohshëm të 4-1 në minutën e 81′.

Ky ishte goli i tij i dytë radhazi në Turqi me fanellën e Keçiorengyçysë në po aq ndeshje, teksa gjithsej në të gjitha kompeticionet, 31-vjeçari numëron 9 ndeshje duke shënuar 3 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat