Kroacia publikon listën e lojtarëve për Botërorin “Katar 2022”

Futboll

Kroacia publikon listën e lojtarëve për Botërorin “Katar 2022”

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 17:10
Luka Modric

Kombëtarja e Kroacisë edhe zyrtarisht ka publikuar sot listën prej 26 lojtarëve të ftuar në skuadër për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Luka Modric, mesfushori 37 vjeçar i Real Madridit, i cili është lojtari me më së shumti paraqitje në kombëtare, do të jetë kapiteni i kombëtares.

Mesfushorët me eksperiencë si Mateo Kovacic i Chelseat, Marcelo Brozovic i Interit dhe Mario Pasalic i Atalantas po ashtu bëjnë pjesë në listën e lojtarëve të ftuar.

Josko Gvardiol, 20 vjeçari i RB Leipzig i cili është talent premtues për të ardhmen, gjithashtu ka pranuar ftesë për Kupën e Botës, e para në karrierën e tij.

33 vjeçari i Tottenhamit, Ivan Perisic, mbrojtësi i Zenit St. Petersburg, Dejan Lovren dhe ish-mbrojtësi i Besiktasit, Domagoj Vida, i cili tani luan për AEK, po ashtu janë të përfshirë në grumbullim nga Kroacia.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar nga Kroacia në Botërorin “Katar 2022”.

Dominik Livakovic (Dinamo Zagreb), Ivica Ivusic (Osijek), Ivo Grbic (Atletico Madrid), Domagoj Vida (AEK Athens), Dejan Lovren (Zenit Saint Petersburg), Borna Barisic (Rangers), Josip Juranovic (Celtic), Josko Gvardiol (RB Leipzig), Borna Sosa (Stuttgart), Josip Stanisic (Bayern Munich), Martin Erlic (Sassuolo), Josip Sutalo (Dinamo Zagreb), Luka Modric (Real Madrid), Mateo Kovacic (Chelsea), Marcelo Brozovic (Inter Milan), Mario Pasalic (Atalanta), Nikola Vlasic (Torino), Lovro Majer (Rennes), Kristijan Jakic (Eintracht Frankfurt) Luka Sucic (Salzburg), Ivan Perisic (Tottenham), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Bruno Petkovic (Dinamo Zagreb), Mislav Orsic (Dinamo Zagreb), Ante Budimir (Osasuna), Marko Livaja (Hajduk Split)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat