Sulmuesi belg rikthehet

Futboll

Sulmuesi belg rikthehet

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 17:23
Sulmuesi belg rikthehet

Ish-sulmuesi i Çelsit, Eden Hazard, duket se është duke e munduar seriozisht largimin nga Real Madridi, pas performancës zhgënjyese që ka dhënë me kampionët e Spanjës, që nga transferimi i tij aty në vitin 2019.

Ai pritet të rikthehet në Premier Ligë, me dy klube që kanë shfaqur menjëherë interes për shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Njukasëllin dhe Aston Vilën. Këta të fundit u përpoqën dhe merkaton e kaluar që ta afronin belgun, por ai refuzoi.

Nga ana tjetër, klubi i sheikëve është duke u përpjekur që të ngrejë një skuadër që të luftojë për tituj në Angli dhe në Europë.

Kështu Njukasëll është duke bërë gati një ofertë prej 17 milionë paundësh në mënyrë që të bindë Realin e Madridit që ta lërë të lirë Hazardin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat