Xhaka e Zeqiri me Baselin ngadhënjejnë ndaj Luzernit të Jasharit e Eminit 

Futboll

Xhaka e Zeqiri me Baselin ngadhënjejnë ndaj Luzernit të Jasharit e Eminit 

Nga: K. G. Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja

Baseli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në udhëtim, ndaj Luzernit, në takimin e mbetur të javës së tretë të elitës së futbollit zviceran.

Shënues: Males (6’ – nga penalltia), Fink (87’).

Futbollistët Taulant Xhaka e Andi Zeqiri u paraqitën standardë për Baselin. Xhaka dhe Zeqiri u zëvendësuan në minutën e 72-të.

Ardon Jashari luajti standard dhe Lorik Emini u paraqit nga minuta e 61-të. 

Jashari u zëvendësua në minutën e 81-të

Baseli renditet në vend të tretë me 21 pikë dhe Luzern në të pestin me 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat