Mourinho: Të zhduket në janar, tradhtarit të Romës ia preva shkurt!

Futboll

Mourinho: Të zhduket në janar, tradhtarit të Romës ia preva shkurt!

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:07
Mourinho

Roger Ibanez gaboi në derbin ndaj Lazios. Mbrojtësi brazilian i Romës, i dhuroi golin e fitores bardjekaltërve, por Jose Mourinho e mbrojti pas ndeshjes.

“Kundër Sassuolos do të luajnë Ibanez dhe 10 lojtarë të tjerë. Unë i respektoj ata që kanë dhënë gjithçka që prej momentit që ndodhem këtu”, deklaroi “Special One”.

Trajneri portugez është i njohur për deklarata të tilla motivuese, por ekziston edhe ana tjetër e medaljes, pasi në shumë raste Mou nuk fal dhe nuk përton të kalojë “fajin” te lojtarët. Roma mori një pikë pas barazimit 1-1 në Sassuolo, me verdhekuqtë që nuk ia dolën të ruanin avantazhin e krijuar pas golit të Abraham.

“U tradhtuam nga sjellja aspak profesionale e një lojtari, emrin e të cilit nuk e zbuloj. E ftova të gjente një klub tjetër në merkaton e janarit”, deklaroi 59-vjeçari nga Setubali, të cilit i pëlqen të flasë me kode, duke krijuar kuriozitet të madh se për kë bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat