Muriqi: E kam përjetuar luftën

Futboll

Muriqi: E kam përjetuar luftën

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:35
Muriqi

Vedat Muriqi është kthyer prapa në kohë duke e kujtuar fëmijërinë e tij të vështirë.

Sulmuesi Muriqi, në një intervistë për “Radioestadio”, e ka kujtuar edhe kohën e luftës në Kosovë, të cilën fatkeqësisht e kishte përjetuar.

E emocionuar, 28 vjeçari i ka kujtuar ato momente, të cilat nuk do të donte t’i provojë askush.

“E kam përjetuar luftën dhe kam parë gjëra që asnjë njeri nuk do të donte t’i shohë. Kam përjetuar shumë gjëra në jetë”, është shprehur prizrenasi në intervistën e tij të gjatë me mediumin spanjoll.

Sulmuesi i Kosovës madje ka zbuluar se ka kryer punë të ndryshme kur ishte më i ri dhe kur jetonte në Prizren, vetëm për të fituar,.

“Para disa vitesh kam punuar kamerier në Kosovë, kur isha 13 e 14 vjeç. Kam parë shumë gjëra. Punoja në një ‘grill house’. Punoja në një skarë dhe kujdesesha për sallatat. Kam filluar të punoj që në moshën 9 vjeçare. Kam bërë punë të ndryshme”, deklaroi Muriqi.

Muriqi po e gëzon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa i ka realizuar 8 gola në 12 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me Mallorcan.

28 vjeçari realizoi edhe mbrëmë në fitoren ndaj Atletico Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat