Nuk ka veshur asnjëherë fanellën e Kombëtares

Futboll

Nuk ka veshur asnjëherë fanellën e Kombëtares

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:48
Nuk ka veshur asnjëherë fanellën e Kombëtares

Fabian Rieder është një nga surprizat e listës së Zvicrës në Botërorin Katar 2022. Trajneri Murat Yakin publikoi ditën e mërkurë listën e 26 lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren helvete në Kupën e Botës.

20-vjeçari luan si mesfushor ofensiv, por mund të aktivizohet edhe në krahët e mesfushës. E veçanta e futbollistit të Young Boys është fakti që ai nuk ka veshur asnjëherë deri tani fanellën e Zvicrës, teksa është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek ekipi U21.

Rieder zhvilloi një ndeshje të madhe ndaj Baselit më 30 tetor. Ai shënoi dhe dhuroi asist në një sfidë që bindi teknikun Yakin t’i dhuronte një ftesë për në Kupën e Botës, aty ku Zvicra është pjesë e grupit G me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.

Një ëndërr e realizuar kjo për lojtarin e lindur në Bernë, i cili ishte 18 vjeç kur debutoi me Young Boys. Sezonin e kaluar u bë i njohur për golin e bukur që i shënoi Manchester United në Champions League, ndërsa tani shpreson të marrë sa më shumë minuta në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat