Gjilani - Drita, formacionet zyrtare

Futboll

Gjilani - Drita, formacionet zyrtare

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:23
Gjilani

Gjilani dhe Drita përballen në derbin ‘El Anamorava’ në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat janë në pjesën e epërme të tabelës, me Gjilanin që zë vendin e katërt në kampionat me Gjilanin që zë vendin e katërt në tabelë me 23 pikë dhe Dritën që është lider me 31 sosh.

Vendasit synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive ku në tre sfidat e fundit nuk dinë për humbje.

Në anën tjetër Drita që ka marrë vetëm një pikë në dy sfidat e radhës kërkon të rikthehet te fitorja.

Ndeshjen në fazën e parë e kishte fituar Drita me rezultat 4-1 dhe kuqebardhët synojnë hakmarrjen.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Beqja, Jashari, Krivanjeva, Halili, Musolli, Dabiqaj, Ramadani, Zabërgja, Solomon, Zeka.

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Limani, Vitija, Blakçori, Jashari, Broja, Baftiu, Ajzeraj, Simonovski, Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat