Shqiptari po shkëlqen në Skoci

Futboll

Shqiptari po shkëlqen në Skoci

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 13:25
Vata

Djali i Rudi Vatës, Roko Vata shpallet futbollisti më i mirë i javës në kampionat me Celtic B!

17-vjeçari ka shënuar sërish me klubin e famshëm skocez edhe mbrëmjen e djeshme ndaj East Stirlingshire, ku u bë protagonist në fitoren 0:3 në transfertë duke realizuar në minutën e 61′ dhe duke dhënë edhe një asist.

Performancë e jashtëzakonshme e Roko Vatës, ku tërhoqi vëmendjen e ligës ku u shpall si futbollisti i javës në kampionat.

Vlen të theksohet se në fundjavë, 17-vjeçari la shenjë me Celtic-un, teksa në sfidën e fituar me rezultatin 6:2 ndaj Brumhill, Vata shënoi tripletë dhe dhuroi dhe një asist.

Një moment fantastik në karrierë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat