Manchester United-Aston Villa, ja formacionet zyrtare

Futboll

Manchester United-Aston Villa, ja formacionet zyrtare

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 20:18
Manchester United e pret në shtëpi skuadrën e Aston Villas

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e fundit e raundit të tretë të Carabao Cup, ku Manchester United e pret në shtëpi skuadrën e Aston Villas.

Të dy këto skuadra u përballën para pesë ditësh në kuadër të Premier Ligës, ku Aston Villa e nisi aventurën nën urdhrat e Unai Emery me fitore 3:1 kundër Manchester United.

United u kualifikua direkt në Carabao Cup, kurse Aston Villas iu desh ta mposhtte skuadrën e Boltonit me rezultat 4:1 për ta prekur raundin e tretë të kësaj gare.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara bilanc më të mirë të rezultateve ka skuadra e United, ku ka regjistruar tre fitore, një barazim dhe një humbje, krahas Aston Villas që ka dy fitore e tre humbje.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për United nuk do të paraqiten Greenwood, Tuanzebe, Varane, Williams, Antony dhe Sancho, kurse te Aston Villa mungojnë Coutinho dhe Diego Carlos.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-3-1-2): Dubravka; Dalot, Lindelof, Maguire, Malacia; Fred, McTominay, Van De Beek; Fernandes; Rashford, Martial

Aston Villa (4-3-1-2): Olsen; Young, Konsa, Chambers, Augustinsson; Kamara, Luiz, McGinn; Ramsey; Watkins, Ings

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat