Gotze, rikthimi i madh i heroit të Gjermanisë

Futboll

Gotze, rikthimi i madh i heroit të Gjermanisë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 21:09
Gotze, rikthimi i madh i heroit të Gjermanisë

Mario Gotze është grumbulluar nga Gjermania për Kupën e Botës. Ylli i Eintracht Frankfurt ka pasur disa vite të trazuara, por është në rritje më shumë se tetë vjet pasi shënoi golin fitues në finalen e Kupës së Botës 2014.

Goli spektakolar i Gotze i dha Gjermanisë një fitore 1-0 në kohën shtesë ndaj Argjentinës dhe ylli i atëhershëm i Bayern Munich dukej i vendosur për një karrierë të shkëlqyer. Por ai nuk arriti të përsëriste formën që tregoi për Borussia Dortmund te Bayern, duke shënuar 36 gola në 114 ndeshje për kampionët gjermanë.

Gotze u kthye në Dortmund në vitin 2016, por kaloi gjashtë muaj jashtë fushës në vitin e tij të parë pasi vuante nga miopatia, një çrregullim që prek fibrat në muskuj.

Gjendja e vështirësoi humbjen e peshës për Gotze-n pasi dëmtimeve të pësuara dhe u mbiquajt ‘zana topolake’ nga shokët e skuadrës te Dortmund. Ndeshja e tij e fundit për Gjermaninë ka qenë në 2017-ën pasi problemet e tij shëndetësore e bënë atë të bëhej një lojtar me kohë të pjesshme te Dortmund.

Por 30-vjeçari ka pasur gjithmonë një talent të madh me Marco Reus që ka thënë se Gotze është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë – përpara Robert Lewandowski dhe Erling Haaland.

Gotze e gjeti përsëri formën e tij pas një transferimi te PSV Eindhoven në vitin 2020, ku kaloi dy vjet përpara se të bashkohej me Frankfurt për 2.5 milionë sterlina në verë.

Ai ka qenë titullar i rregullt për skuadrën gjermane dhe ka luajtur në pesë ndeshje të Champions League duke ndihmuar Frankfurtin të kualifikohet në fazat eliminatore.

Dhe tani forma e tij është shpërblyer me një grumbullim në ekipin kombëtar nga Hansi Flick, me Gotze që ka të ngjarë të përfitojë nga përjashtimi i Reus për shkak të dëmtimi.

Gotze humbi Kupën e Botës 2018, por do të ketë një shans për t’i rregulluar gjërat në Katar më vonë këtë muaj. Ai luajti në gjashtë ndeshje në vitin 2014 dhe u aktivizua nga stoli duke shënuar golin që vendosi finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat