Presidenti i La Liga “thumbon” Perezin

Futboll

Presidenti i La Liga “thumbon” Perezin

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 23:47
Presidenti i La Liga “thumbon” Perezin

Pavarësisht kundërshtimit të rreptë nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s, projekti i Superligës vijon të mbetet një mision për Real Madrid, Juventus dhe Barcelona. Tre klubet e vetme që kërkojnë krijimin e kompeticionit të ri, me arsyen se vetëm në këtë mënyrë futbolli mund të rrisë të ardhurat financiare dhe të përmirësohet duke u bërë edhe më i ndjekur nga tifozët.

Së fundmi, është presidenti i La Liga-s ai që thekson se projekti i Superligës në fakt është një ide e Florentino Perez të Real Madrid dhe se Andrea Agnelli i Juventus dhe Joan Laporta i Barcelonës, thjesht po ndjekin numrin një të madrilenëve.

“Pse insistojnë Juventus, Barcelona dhe Real Madrid tek Superliga?

Sepse Florentino Perez ushtron presion konstant mbi Agnellin dhe Laportën. Është presidenti i Real Madrid që i udhëheq ata, Perez e urren humbjen, madje ai nuk e pranon atë edhe kur vjen puna tek lojërat e tavolinës të cilat janë sa për të shtyrë kohën dhe për të kaluar mirë”, u shpreh Tebas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat