Pavarësisht lëndimit, Mane i prin listës së Senegalit për Botërorin “Katar 2022”

Futboll

Pavarësisht lëndimit, Mane i prin listës së Senegalit për Botërorin “Katar 2022”

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 11:43
Pavarësisht lëndimit, Mane i prin listës së Senegalit për Botërorin “Katar 2022”

Kombëtarja e Senegalit e ka publikuar listën prej 26 lojtarëve të cilët i ka ftuar në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Befasia më e madhe është përfshirja e Sadio Manes në këtë listë, pasi që ylli senegalez pësoi një lëndim në ndeshjen e Bayernit kundër Werder Bremenit.

Portieri Edouard Mendy është thirrur së bashku me bashkëlojtarin e tij te Chelsea, Kalidou Koulibaly, ndërsa ftesë ka pranuar edhe mesfushori i Leicester Cityt, Nampalys Mendy.

Derisa Mane të rikuperohet nga lëndimi në këmbë, Senegali do të ketë në dispozicion sulmuesit e tjerë si Ismaila Sarr, Boulaye Diang, Famara Diedhiou, Nicolas Jackson dhe Iliman Ndiaye.

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të lojtarëve që Senegali ka ftuar në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Portierë: Edouard Mendy, Alfred Gomis, Seny Dieng

Mbrojtës: Kalidou Koulibaly, Abdou Diallo, Youssouf Sabaly, Fode Ballo Toure, Pape Abou Cisse, Ismail Jakobs, Formose Mendy

Mesfushorë: Gana Gueye, Cheikhou Kouyate, Kepin Diatta, Pape Gueye, Pape Sarr, Pathe Ciss, Moustapha Name, Loum Ndiaye

Sulmues: Sadio Mane, Ismaila Sarr, Boulaye Dia, Bamba Dieng, Famara Diedhiou, Nicolas Jackson, Iliman Ndiaye.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat