Senegali shpall listën e Botërorit

Futboll

Senegali shpall listën e Botërorit

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 12:13
Senegali shpall listën e Botërorit

Senegali ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për në Botërorin e Katarit, ku ai që bie në sy është padyshim emri i Sadio Manesë.

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut pësoi një dëmtim në sfidën e fundit me kampionët e Gjermanisë dhe u duk se shpresat e tij për të shkuar në Katar ishin të pakta.

Gjithsesi duket se çdo gjë është lënë pas , me trajnerin Aliou Sise që zgjodhi ta marrë yllin e Senegalit edhe pse jo i rikuperuar plotësisht.

“Luanët” priten të jenë një surprizë e bukur këtë Botëror, pasi përveç Manesë, kanë në skuadër dhe emra si Mendi, Kulibali, Balo Ture etj.

Senegali ndodhet në grupin A, së bashku me organizatorët e Katarit, Holandën edhe Ekuadorin, teksa sfidën e parë do ta luajë me “Tulipanët”, më 21 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat