Selektori i Kosovës publikon listën e futbollistëve, lë jashtë dy emra të mëdhenj

Futboll

Selektori i Kosovës publikon listën e futbollistëve, lë jashtë dy emra të mëdhenj

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:30
Selektori i Kosovës publikon listën e futbollistëve

Selektori i Kosovës publikon listën e futbollistëve për miqësoret e nëntorit! 

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.

Për këto dy miqësore Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj. 

Image

Lista 

Stërvitja e parë e Dardanëve është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

MIlot Rashica dhe Vedat Muriqi mbeten jashtë listës.

Lista:

Visar Bekaj (Tirana), Jozef Pukaj (Winterthur), Ibrahim Dresheviç (Fatih Karagumruk), Lirim Kastrati (Ujpest), Kreshnik Hajrizi (Lugano), Jetmir Haliti (MJallby), Donat Rrudhani (Young Boys), Lumbardh Dellova (Ballkani), Leart Sadriu (Mura), Uran Bislimi (Lugano), LIndon Emërllahu (Ballkani), MUharrem Jashari (Drita), Brelnd Idrizi (Regensburg), Jetmir Topalli (Istanbulspor), Eris Abedini (Winterthur), Agon Sadiku (Honka), Arianit Ferati (Fortuna Sittard), Valmir Veliu (Gaziantep), ERmal Krasniqi (Ballkani), Mirlind Daku (Mura) dhe Lirim Kastrati (Mol Fehervar).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat