Xhaka: Kam lindur si sulmues

Futboll

Xhaka: Kam lindur si sulmues

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 15:21
Xhaka: Kam lindur si sulmues

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka thotë se forma e tij e mirë këtë sezon të garave nuk ka qenë e papritur për të.

30-vjeçari ka shënuar katër gola këtë edicion të garave për ‘Topçinjtë’ duke qenë një nga më të mirët tek liderët e Premier Leagues.

“Kam lindur si sulmues”, tha ai për ‘London Evening Standard’.

“Deri në moshën 12 ose 13 vjeç kam luajtur si sulmues dhe më pas më vendosën në mesfushë”, theksoi Xhaka.

Xhaka ka qenë pjesë e skuadrës së Arsenalit në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni dhe se ka humbur vetëm 17 minuta lojë në Premier League.

“Unë nuk jam i befasuar, sepse në parasezon kishte shkuar gjithçka mirë”.

“Fryma e ekipit që ndërtuam atëherë është diçka që nuk e kam parë në klub deri tani. Ky sezon mund të jetë i veçantë për të gjithë ne”, theksoi Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat