Tifozët rrezikojnë 7 vite burg nëse bëjnë marrëdhënie...

Futboll

Tifozët rrezikojnë 7 vite burg nëse bëjnë marrëdhënie...

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 15:48
Katar

Botërori në Katar po afron dhe shumë tifozë, për fat të keq, kanë nisur të përgatiten për udhëtimin në Gjirin Persik. Në Angli paralajmërojnë: kujdes … edhe nga seksi. Ose të paktën, jo mes të pamartuarve.

Diçka që është një krim në Katar dhe që, siç shpjegon një burim policor për DailyStar, mund të bëjë që të huajt të qëndrojnë pas hekurave deri në shtatë vjet.

“Seksi është pak a shumë jashtë menysë, nëse nuk shkoni në Katar si burrë e grua.

Sigurisht që nuk do të ketë histori të një nate në këtë turne. Në fakt, nuk do të ketë fare festa. Të gjithë do të duhet të përmbahen nëse nuk duan të rrezikojnë të qëndrojnë në burg.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, praktikisht do të ndalohet seksi. Dhe tifozët duhet të jenë të përgatitur për këtë skenar”. Diçka që sigurisht nuk do t’u pëlqejë shumë njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat